Një shtetas i Serbisë është arrestuar në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasi i njëjti gjatë udhëtimit dyshohet se prezantoi dokumentet e falsifikuara.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kovovës.