Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një vajze të mitur në Malishevë.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur të mërkurën ndërkohë që i dyshuari është arrestuar të enjten.
“Më 16.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj viktimës së mitur femër”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
I dyshuari thuhet se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.