Kronikë

Dogana gjen 150 gramë metamfetaminë në veturën e një çifti

Metamfetamine

Njësiti Antikontrabandë i Doganës kanë zbuluar dy qese që përmbanin rreth 150 gramë nga substanca narkotike e llojit metamfetaminë.

Sipas njoftimit në Facebook, kjo substancë narkotike është gjetur gjatë kontrollit të automjetit të një çifti.

“Gjatë kontrollit të një çifti, në çantën personale dhe në veturën e tyre janë zbuluar dy qese që përmbanin rreth 150 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit metamfetaminë. Pas dokumentimit të rastit, substanca dhe personat e përfshirë i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme hetimore. Metamfetamina është një substancë tepër e rrezikshme psikotrope, e cila shkakton varësi të shpejtë, rritje të agresivitetit, dëmtime serioze të sistemit nervor, probleme kardiovaskulare, rrezik të lartë për mbidozë dhe pasoja të përhershme në shëndetin mendor dhe fizik. Përdorimi dhe trafiku i saj paraqesin rrezik të madh për sigurinë publike dhe shëndetin e komunitetit”, thuhet në njoftim.