Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Jarinjë është arrestuar një shtetas serb i cili po kërkohej nga institucionet.
Sipas njoftimit, ndaj tij, gjykata i kishte lëshuar dy urdhëresa.
“Në bazë të dy urdhëresave të lëshuara nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull shtetas i Serbisë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë, sulmoi policët në Jarinjë
-
I refuzohet hyrja shtetasit të Serbisë, që prezantoi dokumente false në kufi
-
Arrestohet një shtetas turk që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
Shtetasit serb i gjenden dy sprej në Bernjak