Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një serb në Vërmicë, u ofroi ryshfet zyrtarëve në kufi

Ryshfet

ilustrim

Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë pasi u gjatë kontrollit të kamionit dhe dokumenteve iu ofroi para zyrtarëve si ryshfet. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës derisa me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari serb pasi që i njëjti  gjatë kontrollit  të kamionit  dhe dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve para. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”.