Një person është arrestuar në pikën kufitare në Jarinje, pasi gjatë kontrollit policor i është gjetur një sasi e substancave të dyshuara narkotike e llojit marihuanë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte pasagjer në një veturë teksa po hynin në Republikën e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari m/k, te i cili gjatë kontrollit në trup derisa ka qenë pasagjer në veturë në hyrje të Republikës së Kosovës i janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave të dyshuara narkotike e llojit marihuanë. Me të dyshuarin janë marr njësiti policor antidrogë të cilët janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.