Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Ferizaj, plagosi me armë zjarri motrën e tij

arrestim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të shtunën në Ferizaj, pasi ai kishte plagosur me armë zjarri motrën e tij. 

Viktima është dërguar për tretman në QKUK, ndërsa i dyshuari gjatë intervistimit ka thënë se plagosja ka ndodhur aksidentalisht.  Ai është dërguar në mbajtje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ferizaj / 10.05.2025 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi i njëjti kishte plagosur me armë zjarri motrën e tij f/k. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se plagosja ka ndodhur aksidentalisht. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistolete, një gëzhojë, një predhë dhe një fishekë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.