Një person është arrestuar në Istog për posedim të substancave psikotrope dhe analoge.
Policia njoftoi se ka ndaluar veturën e të dyshuarit dhe në të ka gjetur e konfiskuar kokainë, e cila ishte e ndarë në 31 copë të mbështjella në qese të vogla.
Më pas, njësiti i antidrogës ka bërë bastisjen e një dyqani dhe banesës së të dyshuarit ku në banesë është gjetur edhe një qese e substancës së dyshuar narkotike e llojit të njëjtë.
“Lidhur me rastin janë kontrolluar edhe dollapët e të dyshuarit që i ishin në shfrytëzim personal në vendin e tij të punës, por aty nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Sasia e narkotikëve të konfiskuar ka rezultuar 17.4 gram. Lidhur me rastin janë sekuestruar edhe një veturë, një telefon i llojit Iphone 17 Pro, shuma e të hollave prej 3.475 euro dhe një peshore elektronike”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Arrestohet personi i kërkuar me katër urdhëresa gjykate
-
Në Gjakovë arrestohen katër të dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës