Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, të mitur, për shpërndarje të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Rasti ishte raportuar në fillim të prillit në stacionin policor në Drenas.
I dyshuari është ndaluar për 24 orë.
“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale shpërndarje e materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Rasti është raportuar në fillim të muajit prill në stacionin policor në Drenas. Menjëherë janë angazhuar hetuesit e NjHP-së , respektivisht ekipi për hetimin e krimeve kibernetike, të cilët kanë ndërmarrë veprime hetimore, që kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar (i mitur). Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
Pesë të arrestuar për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve
-
Kapen dy të dyshuar për materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve
-
Arrestohet një i dyshuar për materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve
-
Shpërndau video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë, lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohet një person në Gjakovë, shpërndau përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve