Dy persona janë arrestuar në raste të ndara në pikën kufitare në Vërmicë pasi tentuan të korruptojnë zyrtarët policorë me shuma të vogla parash.
Rasti i parë është shënuar më 16 maj, rreth orës 19:20, kur një shtetas kosovar ka tentuar t’i ofrojë një zyrtari policor shumën prej 10 eurosh me qëllim të shmangies së procedurave ligjore.
Policia e ka ndaluar të dyshuarin në vendin e ngjarjes dhe, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Rreth dy orë më vonë, në orën 21:50, një tjetër person është arrestuar në të njëjtën pikë kufitare pasi që i kishte ofruar policit 1000 lekë shqiptare.
Edhe ky i dyshuar është ndaluar menjëherë dhe është vendosur në mbajtje me urdhër të prokurorit përgjegjës.