Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona në Klinë, sulmuan dy zyrtarë policorë

Policia e Kosovës

ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Klinë pasditen e së shtunës pasi kishin penguar e më pas edhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që kishin penguar dhe më pas sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.