Kronikë

Aksident në Gllarevë, lëndohen 5 persona

aksident

Foto: Ilustrim

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut të dielën në Gllarevë të Klinës.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:00 në Gllarevë ka ndodhur një aksident ndërmjet dy veturave, ku lëndime kanë marrë pesë persona. Njëri prej tyre ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e spitalit në Pejë dhe më pas është liruar pas trajtimit. Personat e tjerë kanë marrë ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Gashi.

Hetuesit e policisë janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.