Nëntë persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti në magjistralen Prishtinë – Pejë të dielën.
Nga Policia kanë thënë se një prej të përfshirëve është në gjendje më të rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 18:36 në magjistralen Prishtinë – Pejë, në Gllarevë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri automjete. Nëntë persona janë lënduar, ndërsa sipas mjekut kujdestar një prej tyre ka pësuar lëndime serioze”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Qarkullimi nëpër atë segment rrugor ka vazhduar me vështirësi pas aksidentit.