Kronikë

Aksident mes dy veturave e një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

Aksident

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku të martën në autostradën “Ibrahim Rugova”,  gjegjësisht në segmentin Suharekë-Duhël.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, njoftoi për KOHËN se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:20 ku janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 09:20 në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndime në mes një kamioni dhe dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor. Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht”, ka konfirmuar zëdhënësi policor.

Autoritetet policore po merren me rastin.