Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se partitë duhet të sillen në përputhje me rezultatin që e morën në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë një adresimi në rrjetet sociale një ditë pas përfundimit të numërimit të votave, Kurti i uroi partitë opozitare për “rezultatet e korrura” në zgjedhje, derisa falënderoi aktivistët e partisë së tij “që me punën e tyre mundësuan këtë rezultat, me takime në çdo fshat dhe në mërgatë”.
“Dje përfundoi procesi i numërimit të të gjitha votave. Ju falënderoj përzemërsisht për besimin e dhënë! Kjo fitore e fuqishme vjen si rezultat i mbështetjes së madhe qytetare brenda Repulikës dhe në mërgatë, si dhe angazhimit të mijëra qytetarëve vullnetarë, anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes që nuk u ndalën asnjëherë dhe siguruan mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Dolëm me rezultat të qartë të parët. I uroj edhe partitë opozitare për rezultatet e korrura”, ka thënë Kurti.
Kryeministri në detyrë u shpreh se është jetike që sa më parë të kemi Kuvend të konstituar, qeveri me mandat të plotë dhe president të zgjedhur.
“Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar aq nga zgjedhjet paraprake. Është koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhje. Si VETËVENDOSJE! jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore. Nga viti i kaluar kemi humbur shumë kohë dhe është jetike të sa më parë të kemi Kuvend të konstituar, qeveria me mandat të plotë dhe president të zgjedhur”, u shpreh Kurti.
Kosova mbajti zgjedhje të reja parlamentare më 7 qershor, më pak se gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, pasi partitë politike nuk arritën të gjenin marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.