Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

11 vjet burgim burrit që tentoi vrasjen e gruas

Idriz Alija

Me 11 vjet burgim është dënuar Idriz Alija, i akuzuar për tentimvrasjen e gruas me të cilën bashkëjetoi. Në seancën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nuk ishin të pranishëm i akuzuari, prokurori i shtetit si dhe as pala e dëmtuar.

Sipas aktakuzës, Alija më 6 gusht 2024 në Bresje të Fushë-Kosovës, për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake dhe raportimit të dy rasteve tjera të dhunës në familje, kishte tentuar të vriste Sh.T..

Sh.T. dhe djali i saj E.T. ishin duke kaluar rrugën në vendkalim, dhe në atë çast i pandehuri i kishte ndjekur dhe kishte shtënë nga prapa në drejtim të gruas, të cilën pas rrëzimit e kishte goditur me duar në fytyrë.

VIDEO:

Djali i viktimës kishte tentuar ta largonte sulmuesin, por ai kishte shtënë disa herë mbi trupin e saj dhe më pas e ka goditur me kondak të armës së zjarrit në kokë, derisa qytetarët kishin arritur t’ia largonin armën e më pas Policia ta arrestonte.

Si pasojë e këtyre veprimeve të të pandehurit, thuhet se të dëmtuarës i shkaktohen tri plagë hyrëse-tejshkuese nga arma e zjarrit, ku si dëshmi posedon raportet mjekësore dhe është hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, me ç’rast sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ajo ka pësuar dëmtime të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetën.

Edhe 11 vjet burgim burrit që tentoi ta vriste gruan me të cilën bashkëjetonte LAJMET E MBRËMJES 3 muaj më parë 11 vjet burgim burrit që tentoi ta vriste gruan me të cilën bashkëjetonte

Alija ishte akuzuar edhe për armëmbajtje pa leje.

I pandehuri akuzohej edhe se e kishte shkelur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, që ia kishte ndaluar t’i afrohej të dëmtuarës 20 metra në vende publike dhe të qëndronte 100 metra larg vendqëndrimit aktual.

Për të tria, ai u dënua me dënim unik prej 11 vjetësh burgim.