Rezultati zgjedhor i 9 shkurtit që nuk prodhoi asgjë dhe mundësitë për t’u përsëritur krizat politike sërish, do t’i diskutojmë sonte me Xhavit Rexhajn në emisionin “Konfront”, prej orës 20:10.
A e dinin partitë epilogun e gjithë kësaj bllokade institucionale që nga mesnata e 9 shkurtit?
Pse zgjodhën të bëjnë lojën politike aq gjatë?
Çka nëse në zgjedhjet e parakohshme kemi rezultat të njëjte?
A duhet të ndryshojë sistemi ynë elektoral?
Si e vlerëson Rexhaj narracionin mbizotërues të etiketimit të kundërshtarit politik si “bashkëpunëtor i Serbisë”.
Si dhe çfarë bëri qeveria Kurti për arsimin dhe reformat e premtuara?
Për të gjitha këto me Xhavit Rexhaj, ekspert i politikave edukativo-arsimore.