Qytetarët e Kosovës duhet ta kenë harruar se kur kanë jetuar në një situatë të qetë politike pa tensionet që sjell fushata zgjedhore. Ata po jetojnë nën fushatë permanente zgjedhore, të bombarduar me premtime, frikësime dhe debate të pa shëndosha. Në këtë gjendje njerëzit profesionistë, me përvoje të madhe politike “sharrojnë keq“ dhe bëhen joracionalë. Pos dëmeve që kjo situatë i bën raporteve ndërkombëtare të Kosovës, humbjes së mjeteve të shumta financiare, humbjen e rasteve për integrime në organizatat ndërkombëtare, ajo lë edhe pasoja në shëndetin e shoqërisë dhe e traumatizon atë.
Komisionerja e BE-së për zgjerim, Marta Kos, erdhi më në fund në Kosovë dhe nuk u bë nami. U desh plot një vit e gjysmë nga marrja e mandatit që një komisionere e BE-së ta vizitojë Kosovën, një prej shteteve me të cilat ajo merret. Deri tash i kishte vizituar të gjitha vendet e tjera nga procesi i zgjerimit, disa prej tyre më shumë se një herë. Arsyetimet se pse nuk kishte ardhur më herët ishin se “pritej një moment më i përshtatshëm“. Ajo nuk donte të vinte në kohën e fushatës zgjedhore apo në kohën kur nuk ishte i qartë legjitimiteti i liderëve politikë me të cilët do të takohej. Por tash erdhi sepse në Bruksel e kuptuan se në rastin e Kosovës askush nuk e di se kur do të vijë “momenti më i përshtatshëm“. Sidomos kur është fjala për proceset zgjedhore. Sepse Kosova ka hyrë në një cikël të fushatave permanente zgjedhore. Tash do të zhvillohen të tretat zgjedhje parlamentare në 18 muaj. Pra nga një palë zgjedhje parlamentare çdo gjysmë viti. Nëse kësaj i shtohen edhe zgjedhjet lokale, disa në dy runde, atëherë përshtypja e jetës nën fushatë zgjedhore forcohet edhe më shumë.
Se me kë u takua dhe çka dëgjoi prej tyre komisionerja Marta Kos, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë vështirë se do të ketë ndikim në përcaktimin e qytetarëve për kë të votojnë në zgjedhje. Prandaj ajo bëri mirë që më në fund erdhi në Kosovë dhe nuk ka pasur arsye që të mos vinte më herët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë demokraci zgjedhjet janë një lloj feste. Janë një festival i demokracisë, në të cilin qytetarët me vullnetin e tyre të lirë në mënyrë të pavarur zgjedhin ata që duan t’i udhëheqin. Por në rastin e Kosovës kjo po shndërrohet më shumë në një ankth sesa në një “festival të demokracisë“. Sepse zgjedhjet nuk po zhvillohen për shkak se u ka ardhur koha, por për shkak të dështimeve të strukturave politike që të arrijnë kompromise për të dalë nga ngërçi politik. Kësaj radhe, Kosova shkon në zgjedhje për shkak se partitë politike nuk arritën të dakordohen për të zgjedhur presidentin. Fituesi bindës i zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, nuk pati kapacitet të ndërtimit të koalicionit. Opozita nuk ishte e gatshme t’ia shtrinte dorën që VV-ja ta zgjedhë presidentin, sipas qejfit të saj, ani pse pretendonte kjo parti se do të pranojë edhe ndonjë kandidat jopartiak. Nuk ishin as VV-ja e as dy partitë e tjera të sinqerta kur pretendonin se janë të interesuara të gjejnë një rrugëdalje që vendin të mos e çojnë në zgjedhje. Krejt mundin e patën se si të mos identifikohen si fajtore për shkuarjen në zgjedhje. Kjo betejë për t’ia lënë fajin të tjerëve për shkuarjen në zgjedhje po vazhdon edhe tash, e kombinuar me tensionet që i sjell fushata zgjedhore.
Qytetarët e Kosovës duhet ta kenë harruar se kur kanë jetuar në një situatë të qetë politike pa tensione që sjell fushata zgjedhore. Ata po jetojnë nën fushatë permanente zgjedhore, të bombarduar me premtime, frikësime dhe debate të pashëndosha. Në këtë gjendje njerëzit profesionistë, me përvojë të madhe politike “sharrojnë keq“ dhe bëhen joracionalë. Pos dëmeve që kjo situatë ua bën raporteve ndërkombëtare të Kosovës, humbjes së mjeteve të shumta financiare, humbjen e rasteve për integrime në organizatat ndërkombëtare, ajo lë edhe pasoja në shëndetin e shoqërisë dhe e traumatizon atë.
Politikanët në situatat e tilla lodhen edhe vetë nga fushatat. Nuk mund të jenë shumë inventivë dhe nuk kanë çfarë të premtojnë më. Në raste të tilla bëhen edhe më agresivë, më joracionalë. Është shokuese se me çfarë lehtësie nëpër mediat përmenden shpullat, grushtet, tradhtarët, argatët e Serbisë, hajnat, vrasësit. Joracionalë bëhen edhe njerëzit nga të cilët nuk do të pritej pasi kanë pasur një përvojë të madhe profesionale, edhe politike edhe shkencore. Ish-presidentja pyet se “çfarë ka folur kryeministri Kurti me Vuçiqin dhe Lajçakun?”. Nuk ka asgjë të keqe në këtë pyetje, por jo kur vjen nga Vjosa Osmani. Hera e fundit, nëse nuk ka pasur vërtet “takime sekrete“, Kurti dhe Vuçiq janë takuar para më shumë se dy vjet e gjysmë. Pra, Vjosa Osmani ka pasur dy vjet e gjysmë, 30 muaj kohë, për ta pyetur kryeministrin se çfarë ka folur në Bruksel. Bile ka pasur edhe të drejtë të dijë, sepse si presidente ka pasur edhe kompetenca për politikën e jashtme të Kosovës. Apo paskemi pasur mungesë aq të madhe komunikimi mes Osmanit dhe Kurtit tërë kohën, por paskemi jetuar në iluzione se ata po e udhëheqin vendin me ndjenjën maksimale të përgjegjësisë për interesat nacionale. Tash duket qartë se nuk janë raportet siç ishte menduar më herët se ishin, por nuk jemi më të sigurt se a ka të bëjë kjo vetëm me fushatën zgjedhore apo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me mundësinë që të ndikojë në ngërçin politik edhe pas zgjedhjeve. Sepse çdo fjalë e rëndë e thënë tash në fushatë mund të bëhet pengesë për zgjidhje pas zgjedhjeve.
Dëgjuam edhe një ish-ministër të Jashtëm, profesor universitar me përvojë të madhe diplomatike dhe njohuri të raporteve ndërkombëtare të thotë se “kushdo të kishte qenë në pushtet në këto dy vjetët e fundit do ta anëtarësonte Kosovën në NATO“. E pasaktë dhe joserioze është kjo, madje edhe nëse Kosova do ta kishte mbështetjen e plotë të SHBA-së për këtë. NATO, përderisa akoma ekziston, dhe derisa të jetë e bazuar në të drejtën e vetos, nuk mund të zgjerohet pa pajtimin e të gjitha shteteve anëtare. Prandaj, Kosova s’ka mundur, nuk mundet tash e nuk do të mundet as në të ardhme të bëhet as partnere e NATO-s e lëre më anëtare formale e saj. I njëjti ish-ministër tha se në mandatin e tij ishin siguruar mbi 100 njohje. Deklaratë e çuditshme kur dihet se shumica e madhe e njohjeve Kosovën i ka ardhur si rezultat i angazhimit amerikan, britanik, gjerman, turk, francez etj. dhe këtë e dinë mirë të gjithë ish-ministrat. Shumica e njohjeve ishin dakorduar së paku një vit para se Kosova ta shpallte pavarësinë. Dhe pos që është e pasaktë, është edhe shenjë e mungesës së falënderimit për ata që ndihmuan Kosovën të thuhet se vetë politikanët kosovarë i kanë siguruar njohjet, sidomos mbi 100 njohje. Dhe dinamika e njohjeve nuk mund të jetë e njëjtë tash sikur ishte në fazën pas shpalljes së Pavarësisë. Rasti për “valë njohjesh“ u humb pas shpalljes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nuk u shkel e drejta ndërkombëtare e as nuk u shkel Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. Në vend që të përdorej kjo Kosovës iu hodh grepi me karremin e dialogut dhe e kafshoi, duke e devijuar prioritetin nga njohjet në dialog. Dhe dialogu u bë pengesë për njohjet, sepse kjo me sukses nga Serbia u shit anekënd botës si “dëshmi“ se statusi i Kosovës nuk është çështje e kryer. Ja vetëm disa ditë para se të vinte në Kosovë edhe Marta Kos tha se “nuk është e vërtetë se BE-ja dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën“ dhe se “askund nuk është e shkruar se Serbia duhet ta njohë Kosovën“.
Shumë politikanë në fushatë zgjedhore luftojnë për një të kaluar më të mirë, e cila do t’u ndihmonte te kenë sukses në zgjedhje. Nuk janë të vetëdijshëm se sa joseriozë janë. Dhe do të ishte mirë që pas këtyre zgjedhjeve Kosova të pushojë pak nga fushatat zgjedhore. Që t’u kthehet arsyeja edhe politikanëve. Sepse nëse vazhdohet cikli i zgjedhjeve, politikanët do të bëhen edhe më arrogantë dhe agresivë dhe këtë do ta bartin edhe te qytetarët.