Lionel Messi shënoi gol dhe asistoi për fitoren e parë të Inter Miamit në stadiumin e ri të kësaj skuadre.
Miami fitoi 2:0 ndaj Portland Timbers në “Nu Stadium” në natën mes të dielës e të hënës, në ligën MLS të SHBA-së.
German Berterame shënoi tjetrin gol të Miamit, që kishte tri barazime e tri humbje në stadiumin e ri me 26 mijë ulëse.
Në katër ndeshjet e fundit argjentinasi 38-vjeçar i ka pesë gola e pesë asistime.
Këtë edicion Messi ka arritur në shifrën e 12 golave e pesë asistimeve në 13 paraqitje kampionale.