Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
INTERAKTIV

Sonte në “Interaktiv”: Shkolla pa libra, qytetarë pa adresë - diskriminimi i dyfishtë në Luginë

Ragmi Mustafi

Sonte në “Interaktiv” i ftuar është Ragmi Mustafi, këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin do të flasim për sfidat kryesore me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës. 

Mungesa e librave në gjuhën shqipe për shkollat e mesme, pasivizimi i adresave e pasojat që ky proces sjell, si dhe politikat e tjera diskriminuese të shtetit serb ndaj Preshevës, Bujanocit e Medvegjës do të trajtohen në kuadër të bisedës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mustafi do të flasë edhe për nismat e fundit institucionale për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, përfshirë kërkesën për krijimin e një fondi të veçantë zhvillimor dhe domosdoshmërinë e përfaqësimit të barabartë në polici e institucione të tjera shtetërore, si dhe nëse këto çështje do të përfshihen në kuadër të dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.