Horoskopi ditor - 29 Dec 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Prireni që të nxitoni tepër dhe t’i lini gjërat pak të papërfunduara. Tani është koha që të uleni dhe ta kryeni një projekt për kënaqësinë tuaj dhe të punëdhënësit tuaj. Jepni vetes pak kohë që t’i merrni parasysh pasojat para se të bëni ndonjë ndryshim në jetën tuaj.

Demi

20 prill - 20 maj

Kur e shihni se keni filluar të mos i besoni dikujt, edhe pse ky njeri ka qenë gjithmonë i mirë me ju, pyesni veten pse. Keni menduar se e keni harruar një incident nga e kaluara, kur dikush ju kishte braktisur në një kohë shumë të keqe. Mundohuni ta krijoni një lloj baraspeshe. Nëse tregoheni shumë dyshues ndaj gjërave të reja, filloni ta kuptoni se ku qëndron arsyeja.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Raportet tuaja me të tjerët do të bëhen më të forta, pasi do ta keni më të lehtë të komunikoni me ta. Martesa dhe puna janë në harmoni. I pranoni më me lehtësi disa sugjerime për të ardhmen dhe kjo do t’ju sjellë mundësi të reja. Shfrytëzojeni mirë këtë mundësi, pasi mund të mos ju vijë përsëri.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Keni arsye që të jeni mirënjohës ndaj një miku apo kolegu që jua heq nga supet barrën që po ju rëndon. Kjo gjë do të ndikojë që të përqendroheni më mirë në shumë aktivitete që ju interesojnë. Një mik i ngushtë do të ankohet për ju. Gjërat që do t’i thonë do t’ju habisin, por do të dini si t’u përgjigjeni.

Luani

23 korrik - 22 gush

Nga natyra jeni person i besueshëm. Njerëzit tuaj të afërm e dinë këtë gjë. Një anëtar i familjes së partnerit tuaj do të thotë diçka, që do t’ju shtyjë të mendoni se po dyshojnë në sinqeritetin tuaj. Kjo do t’ju mërzisë shumë, por më vonë do ta pranojnë se thjesht kanë qenë duke folur pa e vrarë shumë mendjen. Kur kjo gjë do të jetë përsëri temë e bisedës, do të kërkojnë falje nga ju.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Pasiguritë e një bashkëbanori kanë filluar t’ju pengojnë. U keni dhënë disa sugjerime pozitive, por mënyra se si kanë reaguar, ju ka bërë të mendoni se pse jeni brengosur për ta. Do t’ju duhet shumë durim që të tregoheni sa më tolerant me njerëzit që qëllimisht duket se veprojnë çuditshëm.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Dikush duhet të jetë nismëtari. Nëse të gjithë ngurrojnë për t’i dhënë sugjerimet e tyre apo për të vepruar, asnjë punë nuk do të mund të kryhet. Edhe nëse do t’ju duhet të merrni përsipër punë që normalisht i takojnë partnerit tuaj, kjo punë shtesë do t’jua mundësojë të tjerëve që të merren me veten e tyre.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Nëse i planifikoni gjërat me kujdes do të mund të arrini shumë synime të mëdha personale. Përdoreni imagjinatën tuaj për të gjetur mënyra për t’u larguar nga gjërat që më s’ju kënaqin. Megjithëse jeni të gatshëm për ndryshim, sigurohuni që keni çdo gjë gati. Hartojeni një plan të mirë dhe do t’i arrini qëllimet që keni.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Anëtarët e tjerë të familjes nuk po i bartin përgjegjësitë e tyre. Po mundoheni të tregoheni të kuptueshëm me sjelljet e tyre, ndonëse po tregohen shumë të paarsyeshëm. Me siguri prapa kësaj qëndron një arsye e fortë dhe për këtë shkak po bëni çmos që të mos ankoheni shumë për ta.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Mosmarrëveshjet me një person të afërt, rreth disa problemeve që keni menduar se i kishit zgjidhur, do t’ju bëjnë të ndiheni se vetëm jeni duke harxhuar energji. Do të jetë e nevojshme që të ktheheni përsëri në fillim në mënyrë që të arrini kompromis. Mos lejoni që krenaria t’jua prish harmoninë që keni.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Mund ta përfundoni një projekt që e kishit nisur në fillim të këtij viti. Edhe nëse nuk jeni edhe shumë në humor për të, përqendrimi për të punuar në të do t’ju sjellë shumë kënaqësi. Dikush po e pret një përgjigje, pasi ka kërkuar nga ju që t’i ndihmoni për një çështje që lidhet me bamirësi.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Nëse shqetësoheni për para dhe çështjet që lidhen me punën, kjo gjë nuk do t’jua lehtësojë jetën aspak. Diçka që mund të bëni këto ditë është që të merreni me gjëra të tjera. Do të jetë shumë më mirë për ju, nëse përqendroheni në lidhjen tuaj romantike, pasi aty po e ndieni veten më të lumtur se kudo tjetër.