Horoskopi ditor - 08 Dec 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Një punë grupore po ecën mirë pasi jeni të vendosur që të vazhdoni derisa ta dini se i keni marrë rezultatet e duhura. Bashkëpunimi me një ekip të specializuar do t’ju sigurojë që kjo çështje po trajtohet në mënyrë profesionale. Një letër që do ta gjeni në fund të një dollapi do t’ju japë material për të folur me familjen.

Demi

20 prill - 20 maj

Një mik apo koleg po kalon nëpër një kohë të vështirë. Megjithëse e dini se keni edhe ju vetë probleme dhe po silleni sikur nuk po i vëreni, vetëdija juaj nuk do t’jua lejojë këtë gjë. Problem i tij nuk do të zgjidhet vetvetiu. Vërtet ka nevojë për ndihmën tuaj.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Një letër apo pako që keni qenë duke e pritur, e cila kishit menduar se kishte humbur përgjithmonë, do të arrijë më në fund. Kjo gjë do t’ju çlirojë edhe juve, edhe dërguesin. Keni shumë gjëra për të bërë në shtëpi, por nuk jeni në gjendje që të merreni me punët e shtëpisë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Në momentin që vendosni se çfarë të bëni, nuk do të vonoheni për të vepruar. Nuk do të dorëzoheni aq lehtë. Njerëzit ju konsiderojnë se jeni të vendosur dhe të duhurit për t’u marrë me këtë punë. Dikush që e ka shprehi të kalojë nga një gjë në tjetrën, duhet të inkurajohet që t’i kryejë projektet që ka para se të nisin diçka të re.

Luani

23 korrik - 22 gush

Një koleg që ka munguar që sa kohë për shkak të problemeve shëndetësore, do të kthehet pasi do të shërohet. Do të jenë në humor të mirë dhe do t’ju gëzojë t’i shihni se janë rikuperuar. Edhe pse mund të jenë shumë garues, jeni të lumtur që gjërat janë rikthyer në normalitet.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Jini gati për mundësi të reja pasi do të jetë rast i tillë që ai që do të arrijë i pari, do ta marrë. Do të jeni më të vetëdijshëm sesa të tjerët rreth asaj se çfarë po ndodh prapa dyerve të mbyllura. Jo të gjithë janë të kujdesshëm sikurse ju. Nëse vendosni që ta mbani një organizim, atëherë duhet të siguroheni t’i zbatoni udhëzimet e caktuara shëndetësore.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Do të pritet nga ju që t’i merrni punët e një kolegu që po mungon, derisa të kthehet në punë. Do ta pranoni se duhet t’i bëni edhe punët tuaja, edhe ato shtesë njëkohësisht. Mirëpo do të shtohet presioni te ju, pasi do t’ju duhet që të mendoni për t’i kryer obligimet e tyre dhe tuajat.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

I dini shkathtësitë dhe dobësitë tuaja. E dini se për çfarë jeni të aftë. Nëse ekziston diçka që po mundoheni të bëni, që ju duket se nuk mund t’ia dilni, mirë është që t’i bashkoni forcat me një mik të talentuar, që e ka njohurinë që ju duhet për ta tejkaluar këtë vështirësi.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

E adhuroni një mik apo fqinj që flet plot pasion dhe do të ndiheni të frymëzuar për t’i mbështetur për një nismë të vlefshme. Me ndihmën e duhur, do të jeni në gjendje që ta sqaroni çfarëdo pune që në të kaluarën kishe pasur reagime negative. Po ju vjen një ofertë interesante.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Një mesazh apo një thirrje telefonike do t’ju çojë drejt disa diskutimeve interesante. Po arrihen disa marrëveshje për diçka të re dhe shumë ndryshe. Bashkëpunimi është kriteri kryesor kur filloni të bëni plane për të ardhmen. Do të keni nevojë për buxhet stabil, nëse jeni të përfshirë në një organizatë bamirëse.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Dikush me të cilin punoni zakonisht për karrierë apo ushtroni së bashku do t’ju tregojë se është gati për të kaluar në diçka tjetër. Kjo do të jetë e befasishme për ju, por historia juaj nuk ka marrë ende fund. E keni mundësinë që të punoni me një person të ri.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Paaftësia për të arritur marrëveshje me të tjerët po ju ndalon së bëri progres. Do të acaroheni pasi doni që gjërat të ecin tutje, por njerëzit e tjerë nuk mund të vendosin se çfarë duan të bëjnë. Për t’iu shmangur acarimit edhe më të madh, lini vetë që të marrin vendime dhe me kalimin e kohës do t’ju tregojnë se çfarë kanë vendosur.