Këngëtarët, Yll Limani dhe Rina Balaj, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Pa Ty”.
Kënga është shoqëruar me një videoklip me estetikë moderne, që i përshtatet atmosferës dhe stilit karakteristik të dy artistëve.
Video:
Tekstin e kanë shkruar Tonic & Denk në bashkëpunim me Limanin, ndërsa për produksionin muzikor janë kujdesur Fatjon Miftari dhe Leon Hajdari.
Menjëherë pas publikimit, “Pa Ty” ka ngjallur interesim të madh te fansat e Limanit dhe Balajt, duke marrë reagime pozitive dhe komente të shumta në rrjetet sociale.