Horoskopi ditor - 06 Dec 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Ju mund të hasni disa vështirësi sot, sepse njerëzit me autoritet po ju thonë se s’mund të bëhet diçka. Ndërkohë, një mik apo një anëtar i një grupi mund të bëjë diçka që ju befason në njëfarë mënyre. Edhe çështjet e lidhura me sportin dhe planet sociale po shkojnë ngadalë ose nuk po realizohen fare.

Demi

20 prill - 20 maj

Marrëdhëniet tuaja me figurat e autoritetit sot mund t'ju befasojnë. Edhe marrëdhëniet me miqtë dhe grupet janë dekurajuese për disa arsye. Njerëzit nuk janë bashkëpunues, ose fshihen pas rregulloreve. Megjithatë, mos u ndieni të zhgënjyer dhe vazhdoni në realizimin e gjërave që doni t’i arrini.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Planet e udhëtimit mund të ndërpriten ose anulohen sot. E njëjta gjë vlen për oraret e shkollës. Ndërkohë, mund të krijohen mosmarrëveshje me partnerin për disa arsye. Jepini vetes kohë shtesë sot për të pasur hapësirë për lëvizje nëse përballeni me të papriturat. Bëhu i zgjuar!

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Shmangni temat e diskutueshme sot, sepse çfarëdo që të ndodhë ka të ngjarë t'ju dekurajojë. Ju nuk keni nevojë për këtë. Dikush me autoritet mund t’ju bëjë të ndiheni keq. Ndërkohë, kontrolloni dy herë çështjet bankare dhe çdo gjë që ka të bëjë me pronën e përbashkët, trashëgiminë dhe sigurimet për t’i shmangur befasitë.

Luani

23 korrik - 22 gush

Diskutimet me partnerët, bashkëshortët dhe miqtë e ngushtë, duke përfshirë anëtarët e publikut të gjerë, sot nuk janë të besueshme dhe madje edhe pak acaruese. Gjërat nuk do të zhvillohen ashtu siç prisni. Dikush mund të ketë një reagim të ndryshëm. Dikush mund të rebelohet kundër sugjerimeve tuaja. Planet sociale mund të të zhgënjejnë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Rutina juaj e punës do të ndërpritet sot. Ndërprerjet e energjisë elektrike, mungesat e stafit, letrat e gabuara, dërgesat e vonuara dhe prishjet e pajisjeve mund të jenë një pengesë. Ndërkohë, një anëtar i familjes mund të jetë në kundërshtim me një partner ose një figurë autoriteti. Nuk është një ditë e lehtë.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Prindërit duhet të jenë tepër vigjilentë sot, sepse kjo është një ditë e prirur për incidente për fëmijët tuaj. Në mënyrë të ngjashme, planet sociale mund të ndryshojnë papritur. Përveç kësaj, mund të ndiheni të dekurajuar nga puna juaj sot. Nuk do të jetë një ditë e lehtë, prandaj përgatituni.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Rutina juaj rreth shtëpisë do të ndërpritet sot. Një pajisje e vogël mund të prishet ose mund të ndodhë një thyerje e vogël. Qëndroni syhapur sepse gjithçka mund të ndodhë. Një diskutim financiar mund t'ju zhgënjejë ose një borxh i vjetër mund t’ju dekurajojë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Sot mund t'ju duhet të merreni me disa çështje të vjetra, ose me diçka që ka të bëjë me çështje praktike ose riparime në shtëpi. Mos u ngutni me zgjidhjen e çështjeve. Ndërkohë, kushtojini vëmendje gjithçkaje që thoni dhe bëni sot, sepse kjo është një ditë e prirë për aksidente për shenjën tuaj. Vazhdoni përpara me optimizëm.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Mbani një sy mbi pasuritë dhe gjërat tuaja sot sepse diçka e papritur mund të ndikojë tek ato. Mbroni atë që zotëroni nga dëmtimi, vjedhja ose humbja. Ndërkohë, diçka që ndodh në prapaskenë mund t'ju zhgënjejë. Ruani qetësinë dhe vazhdoni.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Dikush më i vjetër ose më me përvojë mund të jetë kritik ndaj jush sot. Ky person mund të jetë një mik ose një anëtar i një grupi. Sido që të jetë rasti, natyrisht, ju ndiheni të dekurajuar. Megjithatë, sot mund të keni qenë impulsiv ose keni vepruar shpejt vetëm për të zbuluar se gjërat nuk dolën siç prisnit.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Kjo është një ditë e keqe për të kërkuar leje ose miratim nga figurat e autoritetit. Nëse mundeni, shtyjeni këtë për një ditë tjetër. Ndërkohë sot ndiheni të shqetësuar. Ju keni atë ndjenjën se jeni duke pritur që diçka e keqe të ndodhë. Çështjet që lidhen me punën tuaj dhe madje edhe me shëndetin tuaj duken të bllokuara.