Horoskopi ditor - 20 Oct 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Çdo gjë si duket po bie në vendin e vet. Në çështjet ku ju duhet miratimi i njerëzve të tjerë për të vazhduar tutje, do të gëzoheni me përgjigjen e njerëzve që kanë rëndësi për ju. Do të keni diskutime të thella, produktive dhe domethënëse. Po ju duket sikur më në fund keni filluar të përparoni.

Demi

20 prill - 20 maj

Jeni të emocionuar për gjërat e reja që jeni rrugës për t’i nisur. Një grup idesh të vogla do të lindin dhe do të rriten e të lulëzojnë shumë shpejt. Partneri është i interesuar po aq sa ju për të filluar një projekt të ri. Kurse njerëzit e tjerë duket se po sillen vërdallë pa kurrfarë plani për të ardhmen. Ndiheni më mirë për shkak se tani keni një synim në mendje.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Kolegët tuaj ju ndihmojnë shumë, gjithashtu edhe shefi juaj do t’jua japë disa këshilla. Nganjëherë mund t’ju duket se fjalët e tyre janë të mbushura me kritika, por nuk është ky qëllimi i tyre. Njerëzit përreth jush kanë shumë përvojë dhe do të mësoni shumë nëse i merrni parasysh këshillat e tyre të mençura.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Nuk është kurrë e lehtë që të ndaheni nga dikush që ka një vend të veçantë në zemrën tuaj. Lajmet që do t’i merrni sot do t’ju lumturojnë pa masë. Shumë shpejt mund të ribashkoheni. Kjo mund të ndodhë pasi do të udhëtoni për t’i takuar dhe ka mundësi se do t’ju duhen para shtesë për t’i mbuluar shpenzimet e një udhëtimi që nuk e kishit planifikuar më herët.

Luani

23 korrik - 22 gush

Është koha që të hiqni dorë nga disa shprehi që nuk po ndikojnë mirë në shëndetin tuaj. Filloni të mendoni që çdo ditë të ushtroni më shumë, të dilni në ajër të pastër dhe të çlodheni. Një i afërm në moshë do t’ju pyesë për gjëra që ju interesojnë. Këshillojini aq sa dini.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Ndonëse nuk ka qenë e planifikuar, nuk duhet që të mos punoni prapa skene. Disa ditë kënaqeni duke punuar në ekip apo me praninë e njerëzve të tjerë, por në një grup ka shumë mendime të ndryshme. Më me qejf nuk përfshiheni fare.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Nuk keni pritur që të jeni aq të kërkuar sa jeni sot. Miqtë e fqinjët do të mundohen t’ju bindin që të bëheni pjesë e planeve që po i bëjnë për të ardhmen. Në këto plane përfshihen aktivitete grupore dhe në ekip dhe mund të jenë shumë argëtuese.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Çështjeve ligjore dhe financiare duhet t’ju qaseni me shumë kujdes. Prisni derisa të flisni me një avokat para se të zotoheni për të bërë diçka që ka të bëjë për një periudhë afatgjatë. Kërkoni ndihmën e një profesionisti për ta lexuar një kontratë para se të nënshkruani. Kujdesi pak më i madh tani do t’ju shpëtojë nga shumë halle në të ardhmen.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Kontributi juaj në një organizatë bamirëse apo në një ngjarje në komunitet do t’ua ndryshojë tërësisht jetën njerëzve. Njerëzit do të përfitojnë nga aftësitë dhe mbështetja juaj plot entuziazëm. Doni ta shfrytëzoni kohën në mënyrë produktive dhe kjo është mundësia për të shkëlqyer. Puna që po e bëni tani do t’ju shpërblejë emocionalisht.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Zakonisht nuk jeni kaq të lodhur sikurse po ndiheni sot. Kjo paaftësi për të kryer çfarëdo pune do t’ju shkaktojë probleme në punë e familje. Tregoni që nuk jeni të gatshëm për të bërë diçka që kërkon shumë përqendrim. Jini mendjehapur kur vjen puna te aktivitetet që i bëni me të tjerët.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Një i afërm apo fqinj do të përfitonte shumë, nëse do t’i ndihmonit pak, pasi për disa arsye nuk kanë qenë edhe shumë të socializueshëm së fundmi. Një i ri në familje do t’ju bëjë disa pyetje. Ndonëse thotë se këto përgjigje i duhen për disa detyra shkollore, do t’ju duken goxha të çuditshme.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Është koha e duhur për t’i qartësuar gjërat me disa miq, ku ka pasur tension. Nuk doni kurrë që grindjet t’ju fundosin dhe do të jeni më të lumtur posa ta arrini një kompromis. Një befasi ka të bëjë më një lidhje të afërt dhe së shpejti do të keni festë në familje.