Volkswageni ka njoftuar një version special garash të modelit Golf R, i cili pritet të debutojë vitin e ardhshëm në pistën e Nurburgringut, me rastin e 25-vjetorit të linjës “R”.
Modeli i ri, i quajtur Golf R 24H, është zhvilluar në bashkëpunim me ekipin Max Kruse Racing dhe përfaqëson versionin më radikal të Golf R deri më sot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse detajet teknike ende nuk janë zbuluar, është e qartë se bëhet fjalë për diçka të jashtëzakonshme.
Volkswageni ka hequr xhamin e pasmë për t’i bërë vend një strukture garash dhe një ‘spoileri’ të madh.
Megjithëse disa menduan se bëhet fjalë për një model elektrik për shkak të mungesës së katër tubave klasikë të shkarkimit, Volkswageni konfirmoi se vetura përdor motor me djegie të brendshme.
Kompania bën të ditur se aktualisht ky është një prototip para-prodhimi, por zhvillimi i një versioni garash tashmë ka nisur. Kreu i departamentit “R” e ka cilësuar atë si “Golfin më spektakolar deri më sot”.
VIDEO:


