Në Gjykatën Speciale është dorëzuar të mërkurën peticioni me 200 mijë nënshkrime me kërkesën “Drejtësi për çlirimtarët”, ka konfirmuar kryetari i Organizatave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.
“Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, u dorëzuan 200 mijë nënshkrime, 200 mijë zëra që kumbojnë me një kërkesë të vetme, Drejtësi për çlirimtarët. Ky nuk është thjesht një peticion, është vullneti i pastër i një kombi që nuk e harron sakrificën. Me besimin e palëkundur te lufta e pastër e UÇK-së, urojmë dhe shpresojmë që këtë verë dielli të lindë ndryshe me krerët tanë në shtëpi, aty ku e kanë vendin, në Kosovën e lirë!” ka shkruar Gucati në Facbook tek e ka publikuar momentin e dorëzimit të peticionit në gjykatën në Hagë.
Peticioni online u nis më 25 shkurt.
Nëpërmjet tij bëhet thirrje për proces të drejtë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
E pikërisht sot, Gjykata Speciale ka konfirmuar zgjatjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Në njoftimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, është thënë se 20 korriku nuk është data e shpalljes së aktgjykimit, por data që përcakton afatin e zgjatur.
-
Mbi 80 mijë nënshkrime për peticionin e veteranëve, synohet dërgimi në Hagë deri në fund të prillit
-
Më 5 korrik protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
-
Sopi: Mbi 22 mijë persona kanë nënshkruar peticionin në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së
-
OVL e UÇK-së inicion peticion kombëtar në mbështetje të Thaçit dhe të tjerëve
-
Gucati bën thirrje për pjesëmarrje në protestë: S’po gjykohen individët por UÇK-ja