Horoskopi ditor - 11 Sep 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Do t’i përveshni mëngët dhe do të punoni shumë sot; gjithsesi, diçka do t’ju nxjerrë nga kjo rrymë pune. Informacione në media ose kontakti me dikë nga një kulturë tjetër do t’ju habisë ose do t’jua ngrijë dyshimet në atë që bëni.

Demi

20 prill - 20 maj

Jini të kujdesshëm për vendimet financiare sot, sepse mund të mos i keni të gjitha faktet ose dikush do t’ju mashtrojë me qëllim ose pa. Megjithatë, energjia juaj kreative është e fortë sot. Besojuni përpjekjeve kreative dhe shijojini aktivitetet argëtuese me fëmijët.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Edhe pse dëshironi të merreni me riparime në shtëpi ose të merrni pjesë në diskutime familjare sot, do ta gjeni veten duke u marrë me keqkuptime dhe ngatërresa me partnerin dhe miqtë. Kjo mund t’jua çrregullojë gjërat. Është shpërqendrim në përpjekjet tuaja për të qenë produktiv.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Keni shumë energji sot, prandaj jeni plot me ide të ndritshme. Megjithatë, mendoni dy herë para se të veproni për realizimin e këtyre ideve, sepse diçka e lidhur me punën ose shëndetin tuaj është e paqartë. Dhe nëse mendon se nuk ka shpërqendrim, ndoshta nuk mund ta shihni? Jini të kujdesshëm.

Luani

23 korrik - 22 gush

Keni ide për të bërë para sot, çka ju bën të ndiheni të emocionuar. Ose dëshironi të blini diçka? Jini të kujdesshëm nëse këto shpenzime janë të lidhura me romancën, sepse gjërat e lidhura me romancën dhe fëmijët nuk janë të qarta sot. Jini të kujdesshëm ndaj investimeve financiare dhe spekulimeve gjithashtu.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Kur flisni me të tjerët sot, do të jeni të drejtpërdrejtë, të gatshëm për gjithçka. Kjo është ditë e zënë për ju. Prandaj jini vigjilentë ndaj problemeve të lidhura me pronësi, familje dhe shtëpi ose me anëtarët e familjes. Mos bëni supozime. Mbajini sytë hapur.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Fuqitë tuaja të hulumtimit janë kritike sot, që do të thotë se ndoshta do të kërkoni përgjigje dhe të gjeni zgjidhje të mrekullueshme. Megjithatë, do të bllokoheni nga shpërqendrimet. Mund të shihni ëndrra me sy hapur. Diçka e turbullt po e pengon rrugën tuaj.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Do të jeni të lumtur të flisni me miqtë dhe grupet sot. Në fakt, ndoshta do t’ju duhet ta merrni rolin e liderit, sepse njerëzit janë të gatshëm t’ju dëgjojnë. Gjithsesi, jini vigjilent sa u përket çështjeve financiare, sepse do të jeni subjekt i konfuzionit dhe madje edhe mashtrimit. Kujdes!

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Diskutimet me prindërit, shefat dhe figurat autoritare do të shkojnë mirë, sepse dukeni i mirë për të tjerët. Jeni gati të shfaqni iniciativa. Deri më tani gjithçka është në rregull. Problemi është te Hëna në shenjën tuaj, meqë është në kundërshtim me Neptunin, që do të thotë se gjithçka nuk është ashtu siç duket. Lëvizni me kujdes.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Jeni të prirë të mësoni diçka sot, sepse ndiheni mendërisht vigjilentë dhe të gjallë. Sidoqoftë, nëse dikush nuk pajtohet me idetë tuaja, veçanërisht nëse ato janë politike ose fetare, mund të përfundoni në një mosmarrëveshje. Fatkeqësisht, do të jetë e vështirë të fitosh, sepse ndjenjat e vetëdyshimit mund t’ju shqetësojnë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Një mik mund t’ju çudisë ose t’ju mashtrojë sot. Fatmirësisht, kur vjen puna te çështjet bankare ose diçka që ka të bëjë me pronësi ose borxh, sot është ditë e mirë për ju. Kjo është e rëndësishme.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Sot ju vëreheni shumë, që do të thotë se njerëzit ju vënë re. Fatkeqësisht, mund të mos e krijoni përshtypjen që dëshironi, sepse dikush mund t’ju japë informacione të gabuara. Ky është turp, sepse diskutimet me partnerët dhe miqtë e ngushtë janë të gjalla dhe energjike. Kini kujde!.