Aktori, Robert Downey Jr. ka kritikuar idenë se influencerët e rrjeteve sociale janë “yjet e së ardhmes”, duke e quajtur këtë mendim “marrëzi totale”.
Ani pse vetë ka prani të madhe në rrjetet sociale, me mbi 58 milionë ndjekës në Instagram falë suksesit të tij në universin e filmave “Marvel”, Downey ka thënë se nuk beson që influencerët janë e ardhmja e famës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur dëgjoj njerëzit të thonë: ‘yjet e së ardhmes do të jenë influencerët’, mendoj: ‘Nuk e di në çfarë bote jetoni, por kjo është marrëzi totale’”, ka thënë ai, ka raportuar Variety.
Aktori i njohur për rolin e “Iron Man” ka folur në podkastin “Conversations for our Daughters”, ku komentoi ndikimin e rrjeteve sociale dhe kulturën e influencerëve.
“Në ditët e sotme njerëzit mund të krijojnë personazhe të famshme pa bërë asnjëherë asgjë pos incizimit të vetes me telefon”, ka thënë Downey, duke shtuar se sot njerëzit mund të bëhen të famshëm thjesht duke vendosur kamerën e telefonit përballë vetes.
Megjithatë, ai tha se nuk e sheh këtë domosdoshmërisht si diçka negative.
“Nuk e shoh si diçka të keqe. Thjesht mendoj se sfida për të krijuar individualitet është bërë edhe më e madhe”, ka thënë ai.
Fituesi i çmimit “Oscar” shpreson që të rinjtë të kërkojnë më shumë sesa famë në internet.
“Shpresoj që shumica e të rinjve të thonë: ‘Kjo nuk është për mua. Dua të bëj diçka, të krijoj diçka, të ndërtoj diçka, të arsimohem dhe të kem më shumë përvoja, në mënyrë që ajo që jap nga vetja të mos jetë vetëm një lloj vetëlavdërimi si influencer’”, ka thënë ai.
Downey do të rikthehet në universin “Marvel” më vonë këtë vit në rolin e Doctor Doom në filmin “Avengers: Doomsday”.
Aktori ka folur edhe për ndikimin që kultura e influencerëve pati te djali i tij 14-vjeçar.
“Djali im u përfshi pak në këtë botën e influencerëve dhe papritur i dukej që: ‘Nëse ju pëlqen mënyra si po e luaj këtë lojë video, a doni të më dërgoni donacione?’ Dhe në një moment bëhet si fe”, ka thënë aktori.
Ai ka shtuar se disa influencerë sot i ngjajnë “predikuesve të epokës moderne të informacionit”, por pranoi se kjo është një botë e re dhe ende në zhvillim.
“Është një territor i ri dhe nuk dua ta gjykoj plotësisht. Madje, kur promovoj filma, kam njohur disa influencerë dhe shumë prej tyre më duken njerëz të thjeshtë, të suksesshëm dhe shumë të mirë”, ka thënë ylli.
Pavarësisht popullaritetit të tij online, Downey ka thënë se përpiqet të mos humbë në botën e rrjeteve sociale.
“Nuk dua të konsumohem prej saj”, ka thënë ai.