Horoskopi ditor - 09 Sep 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Shikojini dy herë çështjet financiare këtë mëngjes, në mënyrë që t’i rrini larg surprizave. Më vonë gjatë ditës, bëni diçka ndryshe! Udhëtoni, shkoni në një udhëtim ditor, bëhuni turist i qytetit tuaj. Vizitoni dyqane të reja, restorante, ndërtesa ose parqe. Ndiqini aventurat.

Demi

20 prill - 20 maj

Këtë mëngjes mund të ndiheni të lodhur. Ndoshta dikush i afërm me ju po rebelohet? Ndërsa vazhdon dita, mund të keni ndjenja të fuqishme për probleme të ndryshme përfshirë pronën e përbashkët, çështjet financiare, trashëgimitë dhe romancën.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Diçka që ka të bëjë me shëndetin ose punën tuaj mund t’jua ndryshojë rutinën e mëngjesit. Megjithatë, më vonë gjatë ditës, fokusi juaj mund t’i kalojë partnerit ose miqve të ngushtë. Veprimi më i mirë është që ta jepni vetëm gjysmën tuaj kur merreni me ta.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Marsi është në shenjën tuaj duke jua rritur energjinë! Marsi do të qëndrojë aty deri në nëntor, prandaj përdoreni sa më shumë këtë periudhë. Kjo rritje e energjisë fizike do t’jua bëjë më të lehtë të punoni dhe t’i ndiqni interesat tuaja më të mira.

Luani

23 korrik - 22 gush

Problemet në shtëpi mund t’jua testojnë durimin me familjen këtë mëngjes. Por teksa dita vazhdon, do të shfaqen aktivitete argëtuese! Gjeni kohën për t’u argëtuar me fëmijët, artet ose ngjarjet e sportit. Eksploroni romancën!

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Kushtojini vëmendje këtij mëngjesi për t’iu shmangur incidenteve dhe vonesave. Gjithsesi, jeni energjetikë për të punuar, sepse Dielli dhe planeti kryesor Merkuri janë në shenjën tuaj. Prandaj, përveshini mëngët dhe nisni punën.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Keni agjendë ambicioze. Ndërkohë, mbroni pasuritë, paratë dhe pronësitë tuaja këtë mëngjes. Më vonë sot do të komunikoni me sukses, sepse planeti kryesor Afërdita ju bën simpatikë dhe tërheqës për të gjithë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Ngjarje të papritura mund t’ju zënë në befasi këtë mëngjes. Jini i durueshëm me partnerët dhe miqtë për t’ju shmangur argumenteve. Ndërsa kalon dita, fokusohuni në çështje financiare, rrjedhën e parave dhe pronësitë tuaja.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Për shumicën e kësaj dite, Hëna është në shenjën tuaj, çka ju bën të ndiheni më emocional sesa zakonisht. Megjithatë, kur Hëna është në shenjën tuaj, jua rrit fatin e mirë. Prandaj, rrini të gatshëm dhe mendoni për atë që doni ta arrini. Kërkojeni.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Një mik ose një grup mund t’ju befasojë këtë mëngjes. Më vonë gjatë ditës, do të jeni të lumtur të uleni dhe ta shijoni privatësinë, mundësisht në një mjedis të këndshëm me ushqim dhe pije të mirë, sepse keni nevojë për pak pushim.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Flisni me kujdes këtë mëngjes me shefat, prindërit dhe policinë, sepse figurat autoritare janë të paparashikueshme. Më vonë gjatë ditës, marrëdhëniet me një mik, veçanërisht një grua, mund të jenë domethënëse. Pse të mos i ndani shpresat dhe ëndrrat tuaja për të ardhmen me këtë person, për ta dëgjuar edhe opinionin e saj? Mund t’ju ndihmojë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Kini kujdes këtë mëngjes sepse mund të ndodhin aksidente. Mendoni para se të thoni ose bëni diçka. Më vonë gjatë ditës, do të jeni të dukshëm, domethënë njerëzit do t’ju vënë re më shumë se zakonisht. Jini të vetëdijshëm për këtë në rast se duhet të bëni ç’mos për t’i limituar aksidentet.