Sulmuesi i Sparta Pragës, Indrit Tuci, do të huazohet te skuadra e elitës së futbollit të Turqisë, Kayserispor, deri në fund të edicionit.
Marrëveshja është zyrtarizuar të shtunën nga skuadra çeke, që ka shkruar se ekipi turk e ka opsionin e blerjes përfundimtare të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTuci iu bashkua Spartës në dhjetor të vitit 2023 nga Lokomotiva e Zagrebit, ndërsa dy muaj më vonë, në ndeshjen e tij të tretë, e kishte shënuar golin e parë ndaj Galatasarayt në kualifikimet e kupave evropiane, përkatësisht të Ligës së Evropës.
Ai kishte shënuar për 2:1 në minutën e 74-t, ndërsa gjashtë minuta më vonë kishte asistuar për 3:1.
Tuci së fundmi nuk kishte hapësira në formacionin titullar, ndërsa në Kupën e Çekisë i pati dy asistime në rrugëtimin deri në finale. Tuci për Spartën e Pragës në total i luajti 29 ndeshje, me katër gola të shënuar e katër asistime.
Debutoi me Shqipërinë në tetor të vitit 2024 në Letna ndaj Republikës së Çekisë.
Kayserispori në edicionin e kaluar përfundoi në vendin e 13-të me 45 pikë.