Holandezi Arne Slot do të jetë trajner i skuadrës së Liverpoolit nga sezoni i ardhshëm. Kështu ka njoftuar klubi anglez të hënën në faqen zyrtare.
Slot me skuadrën angleze ka nënshkruar kontratë trevjeçare. Holandezi 45-vjeçar zëvendëson gjermanin Jurgen Klopp, i cili të dielën u përshëndet me tifozët e Liverpoolit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHolandezi së fundmi ishte trajner i skuadrës së Feyenoordit. Ai në 148 ndeshje me skuadrën holandeze ka arritur 97 fitore, 27 barazime dhe 24 humbje.