Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka bërë një hap të madh në karrierë.
Ai të enjten e ka kompletuar kalimin te Venezia, që do të paraqitet në Serie A në edicionin 2026/2027.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahmani i bashkohet Venezias nga skuadra e Sparta Pragës.
Me skuadrën e Venezias, Rrahmani ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2029.
“Venezia është një klub me një histori të pasur dhe një vizion shumë ambicioz për të ardhmen. Patëm disa biseda dhe mbeta vërtet i impresionuar nga vizioni i klubit dhe qëllimet e tij. Të përfaqësosh një qytet kaq unik dhe prestigjioz, i mbështetur nga tifozë kaq të pasionuar dhe besnikë, është një burim i madh motivimi për mua. Te Sparta Praga, ndava dhomën e zhveshjes me Andersenin, i cili luajti këtu dhe foli shumë mirë për klubin, njerëzit që janë pjesë e tij dhe qytetin. Që kur arrita, kam gjetur gjithçka që ai më tha të vërtetë. Ndjeva menjëherë një ndjenjë të fortë uniteti dhe një atmosferë shumë pozitive”, ka thënë Rrahmani.
Ai ka premtuar maksimumin për skuadrën italiane.
“Gjithmonë do të jap gjithçka nga vetja. Së bashku me shokët e mi të ekipit, do të luftojmë në çdo ndeshje për të arritur qëllimet tona dhe për t'u dhënë tifozëve tanë shumë për të qenë krenar”, është shprehur Rrahmani.
Kalimi te Venezia, për Rrahmanin është hap i madh në karrierë.
Ai si senior debutoi te Minatori gjatë sezonit 2019/20. Në verën e vitit 2021, ai iu bashkua Ballkanit, ku shënoi 34 gola në 68 paraqitje. Kishte edhe nëntë asistime në të gjitha garat.
Sa ishte pjesë e Ballkani, ai luajti edhe në Evropë.
Pas shkëlqimit me Ballkanin, Rrahmani u transferua te Rapid Bukureshti, ku shënoi 18 gola dhe regjistroi gjashtë asistime në të gjitha garat.
Ai u bashkua me Sparta Pragën për sezonin 2024/25, duke bërë gjithsej 83 paraqitje për klubin çek, ndërsa shënoi 26 gola dhe dha gjashtë asistime.
Që nga viti 2023, Rrahmani paraqitet për Kosovën. Me fanellën “dardane”, Rrahmani ka shënuar shtatë gola në 25 ndeshje.