Një britmë ndryshoi rrjedhën e karrierës dhe jetës së artistes së madhe, Bonnie Tyler, e cila vdiq në moshën 75-vjeçare.
Zëri i veçantë i saj, ajo ngjirje karakteristike që e bëri të pavdekshme në muzikë, lindi nga një moment i vështirë shëndetësor që mund t’i kishte dhënë fund karrierës së saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vitin 1976, këngëtarja iu nënshtrua një operacioni për heqjen e nyjave në kordat vokale. Gjatë periudhës së rikuperimit, e frustruar nga heshtja dhe kufizimet që i ishin vendosur, ajo bërtiti para se zëri i saj të ishte shëruar plotësisht.
Ky veprim i shkaktoi një dëmtim të përhershëm vokal.
Por ajo që dukej si një fatkeqësi u shndërrua në dhuratën më të madhe të karrierës së saj. Zëri i saj mori një ngjirje të ashpër, të fuqishme dhe emocionale, një timbër që e dallonte menjëherë nga këngëtaret e tjera të popit të asaj kohe, të njohura për vokale më të pastra.
Në fillim të viteve ’80, ky zë unik tërhoqi vëmendjen e kompozitorit legjendar Jim Steinman, autorit të shumë hiteve të Meat Loaf. Steinman kërkonte një zë që të tingëllonte sikur "një Rod Stewart femëror” për këngën e tij epike “Total Eclipse of the Heart” dhe Bonnie Tyler ishte zgjedhja perfekte. Zëri i saj i ashpër, plot dhimbje dhe fuqi, i dha këngës pikërisht dramën dhe madhështinë që kërkonte Steinman, një baladë rock me emocione të mëdha, pothuajse si një operë
E publikuar në vitin 1983, “Total Eclipse of the Heart” u kthye në një fenomen global, duke kryesuar klasifikimet muzikore në mbarë botën dhe duke shitur miliona kopje.
E lindur me emrin Gaynor Hopkins pranë Swansea në Uells, Tyler u bë një nga zërat më të njohur të muzikës pop dhe rok.
Një tjetër sukses i madh ishte “Holding Out for a Hero”, pjesë e kolonës zanore të filmit “Footloose”.
Në vitin 2013, Tyler përfaqësoi Britaninë kuar në Eurovision 2013 me këngën “Believe in Me”, duke u renditur e 19-ta.
Me karrierë që zgjati mbi pesë dekada, Bonnie Tyler la pas një trashëgimi të madhe muzikore dhe një nga baladat më të njohura të të gjitha kohërave.