Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Rakitiq te Hajduku i Splitit

Ivan rakitiq - Hajduk Split

Hajduku i Splitit ka angazhuar një tjetër futbollit me nam. Hajduku ka nënshkruar me Ivan Rakitiqin, njërin prej futbollistëve më të mëdhenj në histori të Kroacisë. Marrëveshja është firmosur të shtunën pak para mesnate.

Lojtari ofenziv firmosi për një vit me klubin e madh kroat, me mundësi vazhdimi  edhe për një vit tjetër.
36-vjeçari ka luajtur me Baselin, Schalken, Sevillan, Barcelonan e së fundi ishte tek Al-Shabab në Arabi Saudite. Për Kroacinë i ka luajtur 106 ndeshje dhe ka shënuar 15 gola.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në nivel klubesh i ka fituar gjithë trofetë e mundshëm.