Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zhegrova reagon pas eliminimit të Juventusit

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova është shprehur krenar për ekipin e Juventusit dhe mentalitetin e treguar në ndeshjen kundër Galatasarayt, që i eliminoi nga Championsi.

Juve u eliminua nga Galata në rundin e 1/16 me rezultat të përgjithshëm 7:5. Në ndeshjen kthyese në Itali, Juventusi erdhi me deficit prej tre golave. Por arriti ta çonte ndeshjen në vazhdime edhe falë Zhegrovës, i cili qe protagonist në dy golat e fundit të “bardhezinjëve”. Në vazhdime, 26-vjeçari nga Kosova pati shans të artë për ta çuar rezultatin në 4:0, por gjuajti pranë portës. Më pas, Galata shënoi dy gola dhe ndeshja u mbyll 3:2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një postim në Instagram, Zhegrova i ka falënderuar edhe tifozët për mbështetjen e mrekullueshme.

“Sonte dhemb. Por kjo humbje është pjesë e rrugëtimit tim. Krenar për ekipin dhe mentalitetin e treguar. Faleminderit të gjithë mbështetësve në stadium, ishit të mrekullueshëm”, ka shkruar ai.