Olympique Marseille ka filluar bisedimet me skuadrën e Lillet për transferimin e mundshëm të Edon Zhegrovës, shkruan të martën njohësi i transferimeve në futboll, Fabrizio Romano. Bisedimet veç se kanë filluar por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.
Sulmuesi i krahut së fundi nuk u ftua nga trajneri i Lillet, Bruno Genesio, për kampin stërvitor që skuadra franceze e mbajti në Iserlohn të Gjermanisë nga 28 korriku deri më 2 gusht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReprezentuesi i Kosovës ka kohë që nuk po ushtron me ekipin e parë të Lillet.
Për Zhegrovën ka interesim edhe nga disa skuadra si Napoli e West Ham United.
Me Lillen ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
26-vjeçari nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi.