Mbrojtësi i Torinos, Ardian Ismajli, është afër që të rikuperohet me kohë për ndeshjen ndaj Napolit.
Ismajli mund të jetë i gatshëm t’i ndihmojë Torinos të shtunën në përballjen me kampionin e Italisë, Napolin.
Kështu kanë raportuar të hënën mediumet italiane.
Ismajli u ftua nga selektori i Shqipërisë, Sylvinho, për ndeshjet ndaj Serbisë dhe ndaj Jordanisë, por më pas u lirua nga grumbullimi për shkak se nuk ishte i gatshëm.
Ai i mungoi Torinos në ndeshjen e fundit në kampionatin italian ndaj Lazios. Mbrojtësi qendror po vuan nga një lëndim muskulor.
29-vjeçari për shkak të lëndimit i mungoi Torinos edhe në tri ndeshjet e para të këtij edicioni. Ai ka katër paraqitje në të gjitha garat.
Ismajli iu bashkua Torinos në verë si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Empolin.