Futboll

Zbulohet klauzola e lirimit të Fisnik Asllanit

Fisnik Asllani

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, po kërkohet nga top-klube si Borussia Dortmundi e Bayern Muncheni.

Sulmuesi i qendrës, Asllani, ka klauzolë lirimi dhe mund të largohet nga Hoffenheimi në afatin kalimtar veror të vitit të ardhshëm.

Asllani me Hoffenheimin ka kontratë deri në vitin 2029.

“Sky Sport” ka zbuluar klauzolën e lirimit të reprezentuesit të Kosovës.

Për kartonin e Asllanit, skuadrat e interesuara duhet të paguajnë mes 25 dhe 29 milionë eurove.

Edhe disa klube nga Spanja dhe Franca dëshirojnë t’i sigurojnë shërbimet e Asllanit.

Një kalim në Premier League nuk konsiderohet i mundshëm, sipas “Sky Sport”.

23-vjeçari Asllani është duke kaluar formë të mirë me skuadrën e Hoffenheimit.

Në 14 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime.

Asllani edhe edicionin e kaluar shkëlqeu si i huazuar tek Elversbergu me 18 gola në 33 ndeshje.