Drita e ka mbyllur baras ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Drita barazoi 1:1 me Florianan në udhëtim, në ndeshjen ku pati telashe me rrymë.
Drita ishte duke fituar 1:0 me gol të Liridon Balajt.
Me asistim të Blerim Krasniqit, Balaj shënoi golin e epërsisë në minutën e 96-të. Por kur kishin kaluar më shumë se 100 minuta, saktësisht në minutën e 102-të, Drita pësoi gol.
Golin që ia siguroi vendësve barazimin 1;1 e shënoi boshnjaku, Amar Drina.
Pjesa e parë përfundoi baras, 0:0.
Edhe
Drita shënon gol në kohën shtesë
Në pjesën e parë, Drita nuk u shfaq shumë e rrezikshme për vendësit.
Krijoi disa raste për gol nëpërmjet Igball Jasharit, Jorgo Pëllumbit, Blerim Krasniqit e Vesel Limajt. Ky i fundit pati një rast të mirë në fund të pjesës së parë. Ai dështoi përballë portierit të vendësve. Gjuajtja e tij nga afërsia u prit nga portieri i Florianas. Ishte rasti më i mirë për Dritën gjatë pjesës së parë.
Kampionia e Kosovës pranoi gol në minutën e 41-të. Por goli i shënuar me kokë nga 21 Carlo Lonardelli u anulua për pozitë jashtë loje.
Një minutë më vonë vendësit rrezikuan sërish portën e Dritës. Gjuajtja e Paul Mbongos përfundoi jashtë portës së Faton Malokut.
Me të nisur pjesa e dytë, nisën telashet me rrymë.
Reflektorët e stadiumit u fikën pak minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë.
Ndërprerja zgjati disa minuta, ndërsa ndeshja rinisi vetëm pasi u aktivizuan reflektorët.
Drita tentonte rregullisht të realizonte golin e parë. Por sërish lojtarët e ekipit gjilanas nuk ishin të saktë në gjuajtjet e tyre drejt portës së kundërshtarit.
Kur kishin mbetur dhjetë minuta lojë deri në fund, stadiumin e mbuloi sërish terri.
Lojtarët u përballen me ndërprerjen e dytë për arsye të njëjtë – problemet me
rrymë.
Edhe
Sërish telashe me rrymë në ndeshjen Floriana – Drita
Edhe në një moment tjetër kishte fikje të reflektorëve, por pa penguar zhvillimin e lojës.
E kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë doli Balaj.
Ai shënoi golin e epërsisë së Dritës në minutën e 96-të.
Balaj paraboloi portierin pasi pranoi top nga Blerim Krasniqi.
Por gjilanasit nuk ruajtën epërsinë deri në fund. Golin që ia siguroi vendësve barazimin 1:1 e shënoi boshnjaku, Amar Drina.
Në fakt, ndeshja mbeti në hije të ndërprerjes së rrymës dy herë. Por Floriana ishte përballur me probleme me rrymë edhe një vit më parë në Prishtinë.
Saktësisht të mërkurën bëhet një vit kur një skenë aspak e mirë kishte ndodhur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në fundin e pjesës së parë në ndeshjen për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, mes Ballkanit dhe ekipit nga Malta, Floriana, ishte ndalë rryma.
Gjyqtari pati vendosur të mbyllte pjesën e parë.
Problemi me rrymën që zgjati për disa minuta në “Fadil Vokrri” u rregullua dhe më pas nisi pjesa e dytë mes Ballkanit dhe Florianas. Ballkani e kishte fituar ndeshjen.
Edhe
Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Floriana – Drita
Kampionia e Kosovës, Drita u eliminua në raundin e parë të Ligës së Kampionëve nga Kauno Zhalgirisi i Lituanisë.
Ndeshjen kthyese me Florianan e luan pas një jave në Prishtinë.