Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zbulohet arsyeja pse Albion Rrahmani u zëvendësua pas pjesës së parë

Albion Rrahmani

Albion Rrahmani nuk u paraqit në pjesën e dytë te Sparta Praga në ndeshjen kundër Slovackos. 

Sulmuesi i Kosovës, u zëvendësua pas pjesës së parë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri i Sparta Pragës, Brian Priske, ka arsyetuar vendimin e tij pas ndeshjes që përfundoi baras pa gola. 

“Ndjeva se na duheshin më shumë vrapime dhe lëvizje në zonën e penalltisë. Rrahmani mori karton të verdhë dhe mendova se nuk morëm gjithçka që mundëm prej tij. Doja që Kuchta të sillte cilësi shtesë”, ka thënë trajneri Priske.

Për Sparta Pragën ishte barazimi i dytë rresht në elitën e futbollit të Çekisë.