Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka zbulon nëse është gati për ndeshjen ndaj Kosovës

granit xhaka

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, nuk foli në konferencë për media para ndeshjes kundër Kosovës. Por, Xhaka pas stërvitjes në “Fadil Vokrri” ka publikuar një fotografi dhe ka shkruar për ndeshjen që Zvicra e luan ndaj Kosovës të martën mbrëma në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. “I përqendruar. Mirënjohës. Gati për nesër”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Ndeshja Kosovë – Zvicër është e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Kosova tashmë e ka të garantuar plejofin, ndërsa Zvicra kërkon kualifikimin direkt në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo