Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka kthehet, por Sunderlandi pëson tjetër humbje

Granit Xhaka

Granit Xhaka është kthyer pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushës për plot pesë ndeshje.

Kthimi i Xhakës megjithatë nuk i ndihmoi Sunderlandit që t’i jap fund serisë së humbjeve në Premier League. Sunderlandi të dielën u mposht 3:1 në shtëpi nga Fulhami.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 27-të të Premier Leagues. Për Sunderlandin ishte humbja e tretë rresht në kampionat.

Xhaka në lojë hyri në minutën e 71-të, kur Fulhami ishte duke udhëhequr 2:0.

Enzo Le Fee shënoi nga penalltia në minutën e 76-të për të ngushtuar rezultatin në 2:1. Por Alex Iwobi e shënoi golin e tretë për Fulhamin në minutën e 85-të. Dy golat e parë për këtë skuadër i shënoi Raul Jimenez, në minutën e 54-t dhe të 61-të.

Sunderlandi ka rënë në vendin e 12-të me 36 pikë, kurse Fulhami doli në vendin e dhjetë me 37 pikë.