Futboll

Xavi, kandidat për ta drejtuar Leverkusenin

Xavi

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi, është një prej tre kandidatëve për ta marrë drejtimin e Bayer Leverkusenit, raporton të martën “Kicker”.

Klubi gjerman shkarkoi të hënën trajnerin holandez, Erik ten Hag, pas vetëm dy xhirove në Bundesligë.

Dy kandidatët e tjerë për ta udhëhequr nënkampionin e Gjermanisë janë Edin Terziq dhe Marco Rose.

Të dy trajnerët më herët kanë qenë lojtarë te Dortmundi.

Të tre trajnerët janë aktualisht pa klub.