Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Raportohet se Xhaka do të ribashkohet me Alonson te Chelsea

Granit Xhaka

Granit Xhaka dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për kushtet personale për një transferim të mundshëm, ka bërë të ditur gazetari i “Sky”, Florian Plettenberg.

Siç raportohet, mesfushori i Sunderlandit ka qenë një prej kërkesave kryesore të trajnerit të ri të Bluve, Xabi Alonso.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Xhaka e Alonso ishin bashkë në sukseset historike të Bayer Leverkusenit, duke fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.

Sipas Plettenbergut, Chelsea veçse ka filluar kontaktet me Sunderlandin. Flitet se oferta e parë e dërguar është rreth 30 milionë euro.

Cilat janë të përbashkëtat e Xhakës me Alonson?

në 15 min. / 27 qer 2026 20:05
Granit Xhaka, Xabi Alonso

Granit Xhaka dhe trajneri Xabi Alonso kanë të përbashkëta të shumta, pasi kanë punuar së bashku te Bayer Leverkuseni dhe patën suksese historike me klubin gjerman.

Projekti dyvjeçar te Leverkuseni do të mbetet i paharrueshëm në historinë e Bundesligës, falë titullit dhe Kupës së Gjermanisë të fituar në vitin 2024.

Në sezonin e parë së bashku, Alonso bashkë me kapitenin dhe liderin e padiskutueshëm të Zvicrës dhe Sunderlandit, skuadrës aktuale, shkëlqyen më shumë se Bayern Munichu.

Bayer Leverkuseni e përfundoi sezonin pa humbje dhe e fitoi titullin e parë në histori.

Xhaka e admiron shumë teknikun spanjoll.

“Aspekti njerëzor më ka impresionuar në bisedat direkte me të. Mënyra se si ai reagon nën presion si trajner, si reagon ndaj gabimeve, mënyra se si komunikon me ne është e mrekullueshme”, kishte thënë Xhaka në intervistën e fundit me “Blickun”.

Edhe Alonso ka qenë i impresionuar me mënyrën mjeshtërore të formësimit të Sunderlandit me Xhakën.

Xhaka mund të bëhet transferim “rekord”

në 27 s. / 27 qer 2026 19:50
Granit Xhaka

Nëse raportimet se Chelsea do ta transferojë Granit Xhakën për 30 milionë euro janë të sakta, ai mund të bëhet transferim “rekord”.

Xhaka do të bëhej transferimi i dytë më i shtrenjtë i lojtarëve me moshën 32-vjeçare.

Kalimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi në vitin 2018 për 117 milionë euro e mban rekordin aktualisht.

Xhaka do të hynte në listë menjëherë pas tij, nëse Sunderlandi vendos ta shesë.

Ish-portieri i Manchester Cityt, Claudio Bravo, do të dilte i treti në listë, me transferim prej 18 milionë eurosh, para Petr Cechut.

Cech e la Chelsean për t’iu bashkuar Arsenalit në vitin 2015, për 14 milionë euro.

Për trajnerin Xabi Alonso, Granit Xhaka është lojtari më i kërkuar aktualisht.