Mijëra qytetarë shqiptarë pritet të protestojnë sonte në Tiranë me kërkesën që Qeveria e udhëhequr nga Edi Rama të japë dorëheqje. Aktivistë e përkrahës të protestës paralajmërojnë se përtej Ramës ata duan rrëzimin e një sistemi politik, që e cilësojnë të kalbur. E kryeministri shqiptar nuk ka dhënë shenja se do t’u bindet kërkesave të protestuesve.
Aktivisti Mirjan Aliaj proteston sonte për të 28-n herë me radhë në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Rama.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtesta ka filluar si kundërshtim i projektit të Zvërnecit, por tashmë kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e qeverisë shqiptare.
Alijaj thotë që sonte shpreson ta tejkalojnë pjesëmarrjen e protestës së të shtunës së kaluar, e cila ishte më masivja deri më tani, duke stërmbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët anësore të kryeqytetit shqiptar.
Ai thotë se tashmë protestat veçse kanë arritur disa objektiva madhore, ani pse kryeministri Rama nuk është dorëhequr.
“Kjo protestë ka disa arritje por një nga arritjet më të mëdha që unë do të përmendja sipas këndvështrimit tim është që e ka thyer një herë e përgjithmonë paragjykimin që ne shqiptarët nuk ngrihemi, që ne shqiptarët nuk bashkohemi dhe ne nuk bëhemi bashkë kundër klasës së inkriminuar politike”, ka thënë Alijaj.
E për Ervin Gocin, pedagog i Komunikimit në Universitetin e Tiranës, protesta shkon përtej dorëheqjes së Ramës dhe tashmë ka sjellë një mobilizim shoqëror te shqiptarët.
“Njerëzit, një pjesë e shoh që janë të ndërgjegjshëm, një pjesë do ta kuptojnë rrugës që ky është proces më i gjatë sesa thjesht një protestë e tanishme. Sepse po bëhet fjalë për të shkulur një të keqe shumë të madhe: që do të thotë, ne duhet të insistojmë, duhet të mobilizohemi, të bëjmë protesta masive, të shkohet drejt mosbindjes civile e të tregohet se shoqëria nuk e do më këtë lloj sistemi dhe se duhet luftuar fort, jo thjesht për dorëheqjen e kryeministrit por për zgjedhje të parakohshme drejt ca parametrave të pranueshme”, u shpreh Goci.
Në anën tjetër, reagimi i Ramës ndaj revolucionit të flamingove siç identifikohet protesta, është përqendruar kryesisht në rrjetet sociale me postime tallëse e therëse ndaj atyre që protestojnë pothuajse çdo natë përballë vendit të tij të punës - kryeministrisë.
Alijaj megjithatë, mendon se reagimet e kryeministrit Rama shpërfaqin më shumë pasiguritë e tij në raport me atë se si të reagojë ndaj protestës më jetëgjatë në Shqipërinë post-komuniste.
“Ai do t’i banalizojë këto kërkesa dhe po merret me individë të caktuar për të hequr vëmendjen nga kërkesat, pasi siç duket e kanë shqetësuar shumë”.
Prej një muaji prejse ka nisur protesta, taborët veç kanë thelluar ndarjet e mospajtimet.