Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xavi fajëson gjyqtarët për eliminimin e Barcelonës

Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka fajësuar gjyqtarët për eliminimin e ekipit të tij nga Liga e Kampionëve të martën.

Barcelona u mposht 4:1 në shtëpi nga PSG-ja dhe u eliminua në çerekfinale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Barça nga minuta e 29-të luajti me një lojtar më pak, pasi Ronald Araujo u ndëshkua me të kuq.

Me të kuq u ndëshkua edhe Xavi në minutën e 56-të për shkak të protestave.

“Është për keqardhje, Liga e Kampionëve ka përfunduar për ne për shkak të gabimeve të gjyqtarëve. I thash gjyqtarit se ka qenë katastrofal. Ky është realiteti”, ka thënë Xavi pas ndeshjes.