Mërgim Vojvoda me Comon kanë shënuar fitore 2:0 ndaj Sassuolos së Arijanet Muriqit. Ndeshja e zhvilluar të premten i takoi javës së 13-të të Serie A.
Anastasios Douvikas shënoi për 1:0 në minutën e 14-të.
Golin e fundit e realizoi Alberto Moreno në minutën e 53-të me asistim të Nico Pazit.
Reprezentuesi i Kosovës, Vojvoda, te Como luajti deri në minutën e 59-të.
Në portë te Sassuolo ishte Muriq që u dallua me disa pritje.
Como e zë vendin e gjashtë me 24 pikë. Sassuolo ka 17 pikë në vendin e nëntë.