Futboll

Villa e Newcastle ndahen baras

Villa-Newcastle

Aston Villa dhe Newcastle Unitedi kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri në elitën e futbollit anglez.

Ndeshja që u zhvillua të shtunën pasdite në “Villa Park” përfundoi pa gola.

Villa nga minuta e 66-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi qendërmbrojtësi anglez, Ezri Konsa, u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Edhe pse për 25 minuta ishte më një lojtar më shumë, Newcastle nuk arriti ta shfrytëzojë këtë mundësi për ta nisur sezonin me fitore.

Newcastle kishte 16 tentime për gol por nuk arriti që t’i konkretizojë. Villa kishte vetëm tri tentime. Po ashtu edhe posedimi i topit ishte në anën e mysafirëve.

Newcastle ishte pa sulmuesin kryesor të skuadrës në ndeshjen hapëse.

Për shkak të lëndimit mungoi sulmuesi suedez, Alexander Isak.

Ka kohë që raportohet se Isak mund t’i bashkohet Liverpoolit në këtë afat kalimtar.