Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Van Basten: Milani është klub i madh, ka stadium fantastik

Marco van Basten

Ish-sulmuesi i njohur holandez, Marco van Basten, ishte i pranishëm në “San Siro” të dielën për ta festuar 125 vjetorin e themelimit të klubit të Milanit. 

Milani barazoi pa gola me Genoan në ditën e 125 vjetorit të themelimit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport”, Van Basten deklaroi se Milani është klubi i madh me stadium fantastik dhe tifozë të mrekullueshëm. 

“Milani është klub i madh, ka stadium fantastik dhe tifozë të mrekullueshëm. 

Fatkeqësisht Interi ka qenë skuadër më e mirë gjatë viteve të fundit në Serie A dhe kjo është një goditje në zemër për tifozët e Milanit. 

Jam i bindur se Milani do të kthehet në rrugët e fitoreve”, ka thënë Van Basten. 

60-vjeçari Van Basten është legjendë e Milanit. 

Ai ka luajtur nga viti 1987 deri në vitin 1995 te skuadra kuqezi.